LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 6 nëntorin

Vranësirat dhe reshjet po vazhdojnë, pa shi në jugperëndim

Mërkurë, 5 Nëntor 2025, 17:40

Parashikimi i motit për 6 nëntorin

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Të enjten, temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - rreth 8°. Gjatë ditës do të kemi mot me reshje. Reshjet do të jenë më të konsiderueshme dhe në më shumë vende në Bullgarinë Lindore, dhe në Bullgarinë Qendrore pas mesditës. Në Bullgarinë Jugperëndimore moti do të jetë pa reshje dhe me ndërprerje të përkohshme të mbulesës së reve. Era do të jetë e dobët nga lindja, në Bullgarinë Lindore deri në mesatare nga verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 10 deri në 15°, në kryeqytet moti do të jetë rreth 11°.
Do të kemi mot me reshje përgjatë bregdetit të Detit të Zi. Një kod i verdhë për shi të rrezikshëm është lëshuar për bregdetin jugor të Detit të Zi dhe bregdetin e Stranxhës. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 14-16°. Temperatura e ujit të detit është 14-18°. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 2-3 ballë.
Do të ketë reshje në male, më ndjeshëm në pjesën lindore të Stara Pllanina, Stranxha dhe Sakar. Mbi 1700-1800 metra reshjet do të jenë prej bore. Do të fryjë erë e moderuar nga lindja-juglindja, në kreshtat e larta - nga perëndimi-jugperëndimi. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m. do të jetë rreth 8°, në 2000 m. rreth 2°.
Të premten moti do të mbetet me vranësira dhe shira pa ndryshime të ndjeshme. Kushtet për dukshmëri të zvogëluar në disa vende të caktuara në ultësira dhe lugina po mbeten.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا