Artikull
Ekspozita “Kujtimet nga Antikiteti” në Burgas tregon për shërbëtoren fetare Leseskepra nga Anhiallo
Enjte 6 Nëntor 2025 02:55
Enjte, 6 Nëntor 2025, 02:55
FOTO: Bashkia e qytetit Burgas
Madhësia e shkronjave
Më 6 nëntor, në Ekspozitën Arkeologjike të Muzeut Rajonal Historik – Burgas, hapet një ekspozitë në kuadër të 50-vjetorit të studimit arkeologjik të një varri të pasur të një aristokrateje në nekropolin e Anhiallos. Ekspozita mban titullin: “Kujtimet nga Antikiteti. Leseskepra – shërbëtorja fetare nga Αγχίαλοσ – Ulpia Anchialos.”
Grupi i madh i objekteve të kultit të gjetura dëshmon se zonja e shquar, së cilës besohet se i përkiste emri Leseskepra, ka kryer rituale fetare gjatë jetës së saj. Bizhuteritë prej ari janë ndër krijimet më të shkëlqyera të artit të bizhuterive në Trakinë e lashtë, gjatë kohës së kalimit nga helenizmi i vonë drejt Perandorisë së hershme Romake.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Bashkia e qytetit Burgas
Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا