MUZIKË

Artikull

“Tonika SV” shënon 45-vjetorin në skenë

Enjte, 6 Nëntor 2025, 03:55

“Tonika SV” shënon 45-vjetorin në skenë

FOTO: YouTube /Tonika SV

Madhësia e shkronjave

Një nga grupet vokale më të njohura të viteve 80-të të shekullit të kaluar  – “Tonika SV” – shënon 45 vjet në skenë me një koncert të madh në Sofje. Më 8 nëntor, në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës, do të tingëllojnë hitet më të mëdha të grupit, të cilat këndohen tashmë nga disa breza admiruesish.
Grupi u krijua në vitin 1980, pas një konkursi të organizuar nga Ansambli i Drejtorisë së Përgjithshme të Trupave të Ndërtimit. Gjatë viteve, anëtarë të grupit ishin shumë këngëtarë Vanja Kostova, Milica Bozhinova, Teodor Shishmanov dhe shumë të tjerë.
Grupi është i lidhur ngushtë me krijimtarinë e kompozitorit Stefan Diomov, i cili është themelues dhe drejtues i tij. Ai është gjithashtu autori i shumicës së hiteve të formacionit. Ndër to është edhe kënga “Maria”.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: YouTube /Tonika SV 

Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا