Artikull
Bullgaria këmbëngul në ndërtimin e urave mbi Danub pranë Silistrës dhe Nikopolit
Enjte 6 Nëntor 2025 07:27
Enjte, 6 Nëntor 2025, 07:27
Foto: Ministria e Transportit dhe Komunikacioneve
Madhësia e shkronjave
Më shumë ura mbi Danub nuk janë vetëm një çështje dypalëshe midis Bullgarisë dhe Rumanisë - ato janë një përparësi strategjike për prosperitetin e të gjithë BE-së dhe për sigurinë tonë kolektive brenda NATO-s. Kjo u theksua nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov gjatë një takimi me koordinatoren e korridorit të transportit Rein-Danub Margarita Marquez dhe me Mario Mauro, koordinatorin e korridorit të transportit Deti Baltik-Deti i Zi-Deti Egje. Dy përfaqësuesit e Komisionit Evropian po vizitojnë Bullgarinë për të finalizuar Memorandumin e Mirëkuptimit midis Bullgarisë, Greqisë dhe Rumanisë, i cili pritet të nënshkruhet deri në fund të vitit.
"Ndërtimi më i shpejtë i urës së tretë mbi Danub dhe përfundimi i marrëveshjeve për dy të tjera – Silistra-Kalaraş dhe Nikopol-Turnu Magurele – janë përparësi kryesore bullgare", tha Karaxhov.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Ministria e Transportit dhe Komunikacioneve
Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا