Artikull
Një nga sindikatat kryesore të vendit kundërshton Buxhetin 2026
Enjte 6 Nëntor 2025 09:22
Enjte, 6 Nëntor 2025, 09:22
Foto: Konfederata e Punës "Podkrepa"
Madhësia e shkronjave
Konfederata e Punës "Podkrepa" nuk e mbështet buxhetin shtetëror të propozuar nga qeveria për vitin 2026, njoftoi sindikata.
Si arsye, sindikata e dytë më e rëndësishme në vend thekson "mungesën e politikave dhe reformave për të adresuar sfidat kryesore në sistemin e kujdesit shëndetësor, siç është numri vazhdimisht në rritje i institucioneve mjekësore, mungesa e personelit mjekësor të kualifikuar mjaftueshëm dhe pagat e ulëta". “Podkrepa” beson se një rritje prej 2% e kontributeve të sigurimeve shoqërore do të ulë të ardhurat familjare dhe këmbëngul në futjen e taksimit proporcional mbi të ardhurat për pagat e larta. Tatimi progresiv i të ardhurave personale duhet të përjashtojë të ardhurat më të ulëta nga taksat. Sindikata është kundër ngrirjes së ndihmës minimale ditore të papunësisë në 9 euro. Konfederata gjithashtu nuk është e kënaqur me masat sociale të vendosura për të adresuar krizën demografike dhe kujdesin ndaj fëmijëve.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Foto: Konfederata e Punës "Podkrepa"
Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا