LAJME

Artikull

Shkatërruan një kanal për trafikimin e emigrantëve të paligjshëm nga Turqia deri në Serbi

Enjte, 6 Nëntor 2025, 13:08

Natalija Nikollova

Natalija Nikollova

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Policia ka neutralizuar një grup të krimit të organizuar që transportonte emigrantë nga Burgasi përmes Sofjes deri në kufirin serb, tha në një konferencë për shtyp Prokurorja e Qarkut të Sofjes, Natalija Nikollova.Ajo tregoi se u kontrolluan 13 adresa dhe u arrestuan 13 persona. Pesë persona mbeten në paraburgim - një grua dhe katër burra. Trafikanti më i ri është 21 vjeç dhe më i vjetri është 33 vjeç, edhe të pesë janë të papunë. Katër janë dënuar me dënime efektive për transportimin e emigrantëve, tha Nikollova. Të huajt e transportuar janë kryesisht nga Afganistani dhe Pakistani.
Kriminelët kanë përdorur uniforma të falsifikuara policie dhe gjurmues GPS. Grupi ka marrë nga 3000 deri në 5000 euro nga secili emigrant. Paratë janë paguar nga Turqia pasi emigrantët e paligjshëm janë transferuar përtej kufirit serb.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا