LAJME

Artikull

Deputetët hodhën poshtë veton e presidentit mbi Ligjin për Investimet

Enjte, 6 Nëntor 2025, 15:24

Deputetët hodhën poshtë veton e presidentit mbi Ligjin për Investimet

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Shumica në parlament tejkaloi veton e presidentit mbi Ligjin për nxitjen e investimeve. Projektligji u miratua në lexim të dytë më 24 tetor, por presidenti Rumen Radev vendosi veto mbi disa pjesë të tij, duke argumentuar se rregullat e propozuara synonin konkretisht kompaninë “Lukoil”, gjë që shkelte parimin e trajtimit të barabartë para ligjit.
Ndryshimet e miratuara përsëri parashikojnë që shitja e aktiveve të kompanisë ruse të nxjerrjes së naftës “Lukoil” në Bullgari të bëhet vetëm pas vendimi të Këshillit të Ministrave dhe pas një opinion pozitiv nga Agjencia Shtetërore e Sigurisë Kombëtare, njofton BTA. Gjatë debatit, Iskra Mihajllova nga partia “Vëzrazhdane” tërhoqi vëmendjen mbi rolin e shtuar të Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare në proces, duke paralajmëruar se vendimet e shërbimit mund të ndikohen nga presione politike, në vend që të garantohet siguria kombëtare.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES

Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا