Të premten, temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - rreth 6°. Gjatë ditës moti do të jetë me re dhe me reshje, në shumicën e vendeve - para mesditës. Në Bullgarinë Veriperëndimore sasitë do të jenë më të konsiderueshme. Moti do të jetë pothuajse pa reshje dhe me ndërprerje të përkohshme të mbulesës së reve mbi Bullgarinë Jugperëndimore. Era do të jetë e dobët. Temperaturat maksimale do të jenë nga 11 deri në 16°, në kryeqytet do të jetë rreth 12°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të jetë me re dhe me reshje. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë afër temperaturës së ujit të detit nga 15 deri në 18°. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 2 ballë.
Do të ketë shi në male, në pjesët më të larta të pjesës perëndimore të malit Stara Pllanina dhe në Rilla shiu do të shndërrohet në borë. Do të fryjë erë e moderuar nga jugu-jugperëndimi. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 10°, në 2000 m - rreth 4°.
Të shtunën do të kemi mot me vranësira, në disa vende të caktuara në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë shira. Era do të kthehet nga juglindja dhe temperaturat do të rriten.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA