Shtëpia e Kulturës “Boris Hristov” në qytetin e Plovdivit është nikoqire e edicionit të përvitshëm të Plovdiv Jazz Fest 2025. Nga sot deri më 9 nëntor, festivali mbledh muzikant xhaz nga Bullgaria dhe bota, duke ofruar një program të larmishëm me koncerte, klasa mjeshtërore dhe ngjarje të tjera të drejtuara ndaj dashamirësve të xhazit dhe muzikës në përgjithësi. Publiku do të ketë mundësinë të dëgjojë live këngëtaren amerikane Liz Wright me kuartetin e saj, pianistin dhe kompozitorin suedez të xhazit Jakob Karlson në një koncert me pjesëmarrjen e veçantë të këngëtares suedeze të xhazit Victoria Tolstoy, si dhe grupin legjendar Yellowjackets. Në programin kryesor të festivalit do të jenë gjithashtu All Stars Big Band, projekt i
Prof. Hristo Jocov, kuarteti i pianistit Milen Kirov, i cili jeton në Los Anxheles, dhe grupi emblemë bullgar Zone C.