Artikull
Parlamenti miratoi buxhetin e vitit 2026 në lexim të parë
Premte 21 Nëntor 2025 17:12
Premte, 21 Nëntor 2025, 17:12
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Pavarësisht kritikave të ashpra, parlamenti miratoi në lexim të parë kornizën financiare të vitit të ardhshëm. Projektbuxheti i vitit 2026 mori mbështetjen e deputetëve nga GERB-SDS, "BSP - E Majta e Bashkuar", "Ka një Popull i tillë" (ITN), DPS - Fillimi i Ri dhe të pavarurve. “Po e Vazhdojmë Ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB), "Vëzrazhdane" dhe MEÇ votuan kundër. "Veliçie" nuk mori pjesë në votim, raportoi gazetarja Marta Mlladenova.
Sipas Ministres së Financave Temenuzhka Petkova, Buxheti i vitit 2026 garanton qëndrueshmëri financiare afatgjatë. Në fund të vitit të ardhshëm, borxhi shtetëror do të arrijë në 31% të produktit të brendshëm bruto (PBB). Thesari duhet ta përfundojë vitin me një deficit prej 3% të PBB-së.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva