Siguria energjetike në rajon dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit në këtë fushë u diskutuan nga kryeministri Rosen Zheljazkov dhe presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski. Të dy biseduan me telefon më 6 nëntor. Ata diskutuan gjithashtu çështje të sigurisë, me theks në Detin e Zi dhe mundësitë që ofron instrumenti evropian për financimin e mbrojtjes – SAFE. Këtë e bëri të ditur qeveria bullgare në Facebook.
FOTO: FB/zelenskyy.official
“Folëm edhe për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe për projekte mbi të cilat mund të punojmë së bashku. Instrumenti i BE-së SAFE ofron shumë mundësi për këtë qëllim; i propozova zotit kryeministër projekte për bashkëpunim, përfshirë edhe ato që lidhen me përmirësimin e nivelit të sigurisë në Detin e Zi”, shkruhet në një postim të Zelenskit gjithashtu në Facebook.
FOTO: FB/Government.of.Bulgaria
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova