Artikull
Në një hakaton në Sofje do të zhvillohen inovacione në kuadër të programit evropian hapësinor
Premte 7 Nëntor 2025 08:10
Premte, 7 Nëntor 2025, 08:10
FOTO: euspa.europa.eu
Madhësia e shkronjave
Nga data 7 deri më 9 nëntor, “Sofia Tech Park” është mikpritës i edicionit të dhjetë të CASSINI Hackathons & Mentoring, i organizuar nga Komisioni Evropian dhe Agjencia e Bashkimit Evropian për Programin Hapësinor (EUSPA). Parku shkencor-teknologjik është organizata e parë dhe e vetme bullgare deri më tani që përfshihet në këtë nismë.
Hakatoni do të zhvillohet paralelisht në 10 shtete – Belgjikë, Finlandë, Gjermani, Greqi, Itali, Kosovë, Poloni, Kaledoni të Re dhe Sllovaki.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të zhvillojnë zgjidhje me ndikim të lartë teknologjik dhe shoqëror; atyre do t’u ofrohen burime, të dhëna, trajnime, mbështetje mentorimi dhe qasje në një komunitet ndërkombëtar inovatorësh në fushën e teknologjive hapësinore.
Ekipi që do të renditet i pari do të përfaqësojë Bullgarinë në finalen evropiane, e cila do të mbahet më 12 nëntor 2025.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: euspa.europa.eu
Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا