LAJME

Artikull

Shteti propozon emërimin e një administratori të posaçëm në “Lukoil” Bullgari

Premte, 7 Nëntor 2025, 10:13

Shteti propozon emërimin e një administratori të posaçëm në “Lukoil” Bullgari

FOTO: Reuters

Madhësia e shkronjave

Kompania e regjistruar në Zvicër “Gunvor” njoftoi se tërheq ofertën e saj për të blerë asetet jashtë vendit të “Lukoil”-it, mes të cilave është edhe rafineria në Burgas, njofton Reuters.
Më 7 nëntor, shumica qeverisëse paraqiti në parlament ndryshime në Ligjin për tregtinë me naftë dhe produkte nafte. Me to parashikohet krijimi i postit të një administratori të veçantë tregtar të shtetit në “Lukoil – Bullgaria”. “Në motivacionin e projektligjit thuhet se sanksionet e vendosura mbi asetet e “Lukoil”-it do të çojnë, pas datës 21 nëntor, në ndalimin e punës së rafinerisë “Neftohim” në Burgas, për shkak të refuzimit të kontraktorëve për të kryer pagesa ndaj shoqërive në pronësi të “Lukoil”-it në Bullgari. Sipas propozuesve, projektligji ndjek “modelin gjerman”, ku tashmë është arritur një përjashtim nga sanksionet.”
Administratori do të marrë kontroll të plotë mbi kompaninë, ndërsa aksionarët dhe pronarët do të humbasin kompetencat e tyre. Ai do të ketë të drejtë të disponojë ose të shesë pasuri të kompanisë që dalin jashtë kuadrit të aktivitetit të zakonshëm tregtar, por vetëm me miratimin e qeverisë. Të ardhurat nga këto transaksione do të depozitohen në një llogari të veçantë në Bankën Bullgare për Zhvillim.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Reuters

Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا