Deri në mes të dhjetorit, në të gjitha njësitë ushtarake të vendit do të ketë simulatorë për pilotimin e dronëve, tha komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral-major Dejan Deshkov. Në poligonin “Ljuljak” pranë qytetit Stara Zagora ai saktësoi se dronët janë blerë dhe aktualisht po shpërndahen. Deshkov shtoi se vazhdojnë furnizimet e llojeve të ndryshme të dronëve për zbulim dhe vëzhgim. “Po zhvillohen procedura edhe për blerjen e dronëve FPV dhe të ashtuquajturve dronë loitering (dronë-kamikazë që qëndrojnë në zonë), të destinuar për distanca më të gjata” i citon fjalët e tij Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA).
Gjenerali tha se Ministria e Mbrojtjes ka nënshkruar një marrëveshje kornizë për blerjen e pistoletit Springfield Armory për Forcat Tokësore. Po përgatitet gjithashtu procesi i zgjedhjes së kompleteve të reja snajperike.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Qendra e Informacionit e Ministrisë së Mbrojtjes