Artikull
Para vendosjes së euros, njerëzit janë pesimistë për gjendjen e tanishme dhe të ardhshme ekonomike
Premte 7 Nëntor 2025 11:52
Premte, 7 Nëntor 2025, 11:52
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Indeksi i përgjithshëm i besimit të konsumatorëve gjatë tetorit 2025 ra me 4 pikë krahasuar me korrikun, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në korrik, indeksi kishte rënë me 4.7 pikë krahasuar me prillin. Gjatë tetorit, u shënua një rritje e pesimizmit në opinionet mbi zhvillimin e situatës së përgjithshme ekonomike në vend gjatë 12 muajve të fundit, si dhe pritshmëritë për 12 muajt e ardhshëm. Për shkak të rritjes së çmimeve të konsumit, pritshmëritë inflacioniste mbeten të larta.
Sa i përket papunësisë për 12 muajt e ardhshëm, negativizmi gjithashtu po rritet.
Situata aktuale dhe e ardhshme ekonomike vazhdon të vlerësohet nga shumica e konsumatorëve si e pafavorshme për kursime.
Qëndrimi ndaj shpenzimeve për blerjen e mallrave të qëndrueshme, "blerjen ose ndërtimin e një shtëpie" dhe "përmirësimet në shtëpi" është gjithashtu negativ.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA