LAJME

Artikull

Anija kërkimore "Shenjtorët Kirili dhe Metodi" lundron për në Antarktidë

Premte, 7 Nëntor 2025, 13:31

Anija kërkimore "Shenjtorët Kirili dhe Metodi" lundron për në Antarktidë

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Anija kërkimore "Shenjtorët Kirili dhe Metodi" (NIK 421) u nis nga Varna pas një ceremonie solemne të nisjes në Stacionin Detar. Në udhëtimin e saj të katërt për në Antarktidë, anija pritet të arrijë në bazën bullgare të Antarktidës në ishullin Livingston deri në fund të dhjetorit dhe të kthehet në mesin e prillit 2026, tha kapiteni i anijes Radko Muevski.
Në ekspeditën aktuale të 34-të polare, shkencëtarë nga Greqia, Mali i Zi, Rumania, si dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të punojnë në bazën e ishullit Livingston së bashku me bullgarët. Një projekt që synon biodiversitetin detar do të zbatohet bashkërisht midis shkencëtarëve tanë dhe kolegëve të tyre nga Portugalia dhe SHBA-ja. Si më parë, do të ketë aktivitete të përbashkëta me Programin Spanjoll të Atlantikut dhe me ekipe nga Argjentina dhe Peruja.
Janë planifikuar një numër projektesh në fushat e kërkimit mikrobiologjik, biologjisë detare, mjekësisë, sociologjisë, kërkimit hapësinor dhe oqeanologjisë. Vëzhgimet sistematike të mjedisit polar do të vazhdojnë, duke pasur parasysh ndryshimet klimatike.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA