Artikull
Bullgaria shënon 140 vjetorin e fitores në Betejën e Slivnicës
Premte 7 Nëntor 2025 14:41
Premte, 7 Nëntor 2025, 14:41
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Kryeministri Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë në festimet solemne me rastin e 140-vjetorit të Luftës Serbo-Bullgare, të cilat do të mbahen sot, 7 nëntor - Dita e Fitores në Betejën e Slivnicës. Ceremonia do të zhvillohet në Sheshin "Sëedinenie" /"Bashkimi"/ në Slivnica dhe do të përfundojë me një inspektim solemn para monumentit "Heronjtë e Slivnicës".
Më 7 nëntor 1885, ushtria bullgare arriti një nga fitoret më të rëndësishme në historinë tonë moderne - fitoren në Betejën e Slivnicës. Kjo ditë u bë simbol i vendosmërisë dhe unitetit të shtetit të ri bullgar, i cili vetëm 2 muaj pas bashkimit të tij me Rumelinë Lindore arriti të mbrojë pavarësinë e tij kundër një kundërshtari më me përvojë dhe më të armatosur. Princi Aleksandër I Batenberg mori komandën personalisht dhe e drejtoi ushtrinë drejt Slivnicës - një pikë strategjike që mbulonte rrugën për në Sofje. Më 5 nëntor filluan betejat e para, dhe më 7 nëntor beteja arriti kulmin dhe bullgarët fituan betejën.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva