LAJME

Artikull

Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% që nga viti 1994

Shtunë, 8 Nëntor 2025, 13:15

Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% që nga viti 1994

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024 numri ra në 53 428. Rreth 6.5% e fëmijëve bullgarë lindin tashmë përmes procedurave in vitro. Të dhënat u prezantuan në një konferencë për shtyp nga Shoqata Bullgare për Sterilitet dhe Shëndet Reproduktiv, transmeton BGNES. U bë e ditur gjithashtu se në Bullgari shkalla mesatare e suksesit të procedurave riprodhuese është 26.3%.
Gjithnjë e më shumë çiftet shtyjnë prindërimin. Mosha mesatare e grave në lindjen e parë tashmë arrin 27.6 vjeç, por ky tregues është i deformuar nga lindjet e fëmijëve në komunitetin rom në vend. Gruaja bullgare lind pas moshës 30-vjeçare, duke e vendosur vendin në nivelin mesatar evropian sipas këtij treguesi. Norma e lindshmërisë është 8,3%, ndërsa numri mesatar i fëmijëve për grua është vetëm 1.72, dukshëm nën 2.1 fëmijë të nevojshëm për riprodhim natyror.
Bullgaria renditet ndër vendet e BE-së me popullsinë që plaket më shpejtë, ku personat mbi 65 vjeç përbëjnë tashmë 24% të totalit të popullsisë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES