Artikull
Para 36 vjetësh, komunizmi filloi të largohej
Hënë 10 Nëntor 2025 08:13
Hënë, 10 Nëntor 2025, 08:13
Mitingu i parë i lirë pas 10 nëntorit 1989
FOTO: arkiv
Madhësia e shkronjave
Më 10 nëntor mbushen 36 vjet nga fillimi simbolik i tranzicionit nga sistemi njëpartiak drejt demokracisë në Bullgari. Një ditë pas rënies së Murit të Berlinit – më 10 nëntor 1989 – plenumi i Partisë Komuniste Bullgare, që ishte në pushtet atëherë, e rrëzoi nga posti sekretarin e përgjithshëm dhe kryetartë shtetit, Todor Zhivkov. Në Moskë, Zhivkov konsiderohej si pengesë për politikën e “perestrojkës” që po zbatonte udhëheqësi sovjetik, Mihaill Gorbaçov.
Пленумът на ЦК на БКП, на трибуната е Петър Младенов, крайният вдясно – Тодор Живков.
FOTO: архив БНР
Drejtimin e vendit e morën ministri i atëhershëm i jashtëm, Petër Mlladenov, dhe Andrej Llukanov. Ata iu nënshkruan kritika të ashpra qeverisjes së Zhivkovit dhe pranuan se regjimi e çoi vendin në një krizë ekonomike dhe falimentim.
Ndryshe nga ndërrimi i regjimit në vitin 1944, reformat drejt demokracisë dhe ekonomisë së tregut gjatë të ashtuquajturit “tranzicion” u zhvilluan ngadalë e gradualisht, jo me shpejtësi dhe, mbi të gjitha, në mënyrë paqësore.
Lexoni më shumë mbi temën në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv, arkiv BNR
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova