LAJME

Artikull

Presidenti libanez Joseph Aoun ndodhet për një vizitë zyrtare në Bullgari

Hënë, 10 Nëntor 2025, 12:33

Presidenti libanez Joseph Aoun ndodhet për një vizitë zyrtare në Bullgari

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Me ftesë të kreut të shtetit Rumen Radev, Presidenti i Libanit, Gjenerali Joseph Aoun, mbërriti për një vizitë zyrtare në Bullgari. Vizita zhvillohet në prag të 60-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe Libanit, të cilat do të festohen vitin e ardhshëm.
Fokusi i bisedimeve midis dy krerëve të shteteve ishin perspektivat për zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh ekonomik dhe të investimeve, partneriteti në fushat e teknologjive të larta, inovacioneve, kulturës, shkencës, arsimit, mbrojtjes dhe sigurisë.
Presidenti libanez Joseph Aoun ndodhet për një vizitë zyrtare në Bullgari
"Bullgaria mund të luajë një rol të rëndësishëm në rimëkëmbjen dhe zhvillimin ekonomik të Libanit", tha kreu i shtetit tonë pas takimit me homologun e tij libanez.
Joseph Aoun u tha gazetarëve se gjatë bisedimeve u morën vendime në lidhje me hapjen e një fluturimi të rregullt midis Bejrutit dhe Sofjes.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا