LAJME

Artikull

Menaxheri shtetëror në “Lukoil” mund të jetë më shumë se një individ

Hënë, 10 Nëntor 2025, 13:18

Rosen Zheljazkov

Rosen Zheljazkov

FOTO: government.bg

Madhësia e shkronjave

Veprimet e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare në kompanitë bullgare të “Lukoil”-it janë parandaluese me qëllim ruajtjen e infrastrukturës kritike.Ato u shkaktuan nga incidentet në kompanitë ruse në Evropë.Këtë e komentoi Kryeministri Rosen Zheljazkov në lidhje me veprimet e agjencisë në “Lukoil”.“Ne do të sigurojmë respektimin e sanksioneve dhe qëllimin e tyre kryesor - që asnjë cent të mos shkojë për luftën në Ukrainë”, tha Zheljazkov.Ai theksoi se që nga dita e parë e sanksioneve të SHBA-së ndaj kompanisë më të madhe private ruse të naftës, mbahet një kontakt i vazhdueshëm me Departamentin e Thesarit të SHBA-së, Departamentin e Energjisë dhe Departamentin e Shtetit.Lidhur me ligjin për vendosjen nga shteti të një menaxheri të posaçëm në rafinerinë e naftës në Burgas, Zheljazkov premtoi se emrat që janë në diskutim për menaxherin ose menaxherët do të shpallen.Kryeministri ishte kategorik se sasitë e karburantit për vendin janë të garantuara.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: government.bg

Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا