LAJME

Artikull

Çështja e ekstradimit të pronarit të një anijeje të lidhur me një shpërthim në Liban shtyhet

Hënë, 10 Nëntor 2025, 15:26

Çështja e ekstradimit të pronarit të një anijeje të lidhur me një shpërthim në Liban shtyhet

FOTO: Dimitër Kjosemarliev

Madhësia e shkronjave

Gjykata e Qytetit të Sofjes ka shtyrë çështjen e ekstradimit të Igor Greçushkin, pronarit të një anijeje mallrash të lidhur me një shpërthim të vitit 2020 në portin e Bejrutit në kryeqytetin libanez që vrau më shumë se 200 persona dhe plagosi mijëra të tjerë. Magjistratët u kërkuan autoriteteve libaneze garanci se burri nuk do të dënohej me vdekje për asnjë nga akuzat. Çështja do të vazhdojë më 10 dhjetor, kur pritet të mbërrijnë dokumentet e kërkuara nga gjykata.
Greçushkin, i cili ka shtetësi ruse dhe qipriote, u ndalua më 5 shtator në Aeroportin e Sofjes pasi mbërriti nga Pafos, Qipro.
Burri kërkohej me një njoftim të kuq të Interpolit për pesë vjet. Me vendim të Gjykatës së Apelit të Sofjes, ai mbetet në paraburgim deri në përfundimin e procedurës së ekstradimit.
Vendimi për shtyrjen e çështjes u mor sot, 10 nëntor, disa minuta para ceremonisë zyrtare të pritjes së Presidentit libanez Joseph Aoun, i cili erdhi në Bullgari me ftesë të Presidentit Rumen Radev, raportoi BNR Horizont.
"Ne mbetemi të vendosur fuqimisht për të zbuluar rrethanat dhe për të hedhur dritë mbi të vërtetën", tha Aoun, i cituar nga BGNES.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Dimitër Kjosemarliev

Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا