Ne i bëjmë thirrje Rusisë të ndalojë veprimet e papranueshme të ndërhyrjes në sinjalet satelitore të vendeve evropiane”, kërkojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme në një postim në platformën “X”.Përpara mbledhjes së ardhshme të Këshillit për Rregullimin e Radios (RRB) të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve, që do të zhvillohet nga 10 deri më 14 nëntor, ne dënojmë ashpër këto veprime të papranueshme dhe i bëjmë thirrje Rusisë t’i ndalojë ato, shton ministria. Sipas deklaratës, Rusia vazhdon të ndërhyjë në sinjalet satelitore dhe në sinjalet e sistemeve satelitore radionaviguese, gjë që ndikon në infrastrukturën kritike dhe në shërbimet e vendeve evropiane.
Në shtator, komisioneri evropian për mbrojtjen, Andrius Kubilius, deklaroi se BE-ja do të vendosë satelitë shtesë në orbitën e ulët të Tokës për të forcuar qëndrueshmërinë ndaj ndërhyrjeve në GPS dhe do të përmirësojë kapacitetet për zbulimin e tyre, transmeton agjencia BTA.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA