Artikull
Filluan provat lundruese të anijes së re luftarake bullgare “Hrabri”
Martë 11 Nëntor 2025 09:22
Martë, 11 Nëntor 2025, 09:22
FOTO: Ministria e Mbrojtjes
Madhësia e shkronjave
Anija e re e Forcave Detare Bullgare, fregata “Hrabri”, u hodh në ujë në liqenin e Varnës, nga moli i kantierit detar “MTG – Delfin”. Ndërtimi i anijes modulare shumëfunksionale filloi në vitin 2022. Ajo është e para nga dy anijet që po ndërtohen në Varna nën drejtimin e NVL Group, ish “Lürssen Defence”, me pjesëmarrjen e shumë kompanive bullgare. Anija e dytë do të quhet “Smeli”. Të dyja fregatat do të kryejnë një gamë të gjerë detyrash në misionet ndërkombëtare aleate të NATO-s dhe BE-së, duke qenë të afta të përballen me kërcënime ajrore, tokësore, sipërfaqësore dhe nënujore.
“Hrabri” dhe “Smeli” kanë gjatësi rreth 90 metra, zhvendosje prej 2300 tonësh dhe mund të mbajnë edhe helikopter. Ato janë të pajisura me armatim bashkëkohor, sistem të integruar për menaxhimin e veprimeve luftarake dhe aparaturë moderne sensoriale, njofton maritime.bg.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Ministria e Mbrojtjes
Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا