LAJME

Artikull

Agjencia “Rezerva Shtetërore” ka plan të përgatitur, edhe në rast se rafineria në Burgas ndalon punën

Martë, 11 Nëntor 2025, 09:38

Agjencia “Rezerva Shtetërore” ka plan të përgatitur, edhe në rast se rafineria në Burgas ndalon punën

FOTO: EPA/BGNES

Madhësia e shkronjave

Bullgaria ka sasi të mjaftueshme karburantesh, dhe rezervat 90-ditore janë siguruar në rreth 98%, deklaroi për bTV Asen Asenov, kryetar i Agjencisë Shtetërore “Rezerva Shtetërore dhe Rezervat e Luftës”.  Shteti ka rezervë benzinë për 35 ditë, ndërsa për naftë mbi 50 ditë. Në rast krize, karburantet nga rezervat mund të shpërndahen pa komponent bio, për t’u arritur më shpejt tregut. Çmimi për konsumatorin përfundimtar do të jetë si ai i tregut, për të shmangur tronditje dhe spekulime, shtoi Asenov.
Rreth 50% e rezervave ndodhen në territorin e vendit – në bazat e agjencisë dhe në magazina të mëdha të licencuara. Sipas ligjit, pjesë e rezervave të kompanive duhet të ruhen edhe jashtë vendit: Itali, Holandë, Hungari, Sllovaki, Greqi, Rumani, shtoi ai.
Rafineria në Burgas nuk do të ndalojë punën, por edhe në rast se ndalon ose redukton kapacitetin e saj, ekzistojnë variante të përgatitura që nafta të përpunohet në produktet përfundimtare të naftës – dizel dhe benzinë, shpjegoi Asenov.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: EPA/BGNES

Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا