SHOQËRI

Artikull

Banorët e Gabrovos vendosën “të shijojnë fundin” të paktën deri te karnavali i 16 majit 2026

Martë, 11 Nëntor 2025, 12:12

Banorët e Gabrovos vendosën “të shijojnë fundin” të paktën deri te karnavali i 16 majit 2026

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Me moton “Fundin e ka afër – le ta përjetojmë me humor” në qytetin Gabrovo u hap i ashtuquajturi sezoni i 5-të i vitit. Në ditën e 11-të të muajit të 11-të nis sezoni i karnavaleve të Vitit të Ri dhe të pranverës në qytetet e Evropës dhe të botës. Me këtë datë edhe Gabrovo shënon fillimin e përgatitjeve për karnevalin e madh të vitit 2026.
“Nëse “Fundin e ka afër – le ta përjetojmë me humor” është një çmenduri, atëherë kjo është çmenduria më e shëndetshme që duhet ta përjetojmë së bashku”, komentoi zëvendëskryetarja e bashkisë, Maria Jocova, gjatë ceremonisë. Gjatë ceremonisë me një orë rëre filloi numërimi mbrapsht deri te kulmi i festës, që do të mbahet më 16 maj 2026. “Nga sot fillon përgatitja, dhe mbeten 187 ditë deri atëherë”, shtoi Jocova.

FOTO: БТА-архив

Për vendasit, i ashtuquajturi sezon i 5-të është një periudhë e mbushur me humor, satirë dhe mirëqenie, dhe ata me buzëqeshje e quajnë qytetin e tyre “Kryeqyteti i humorit” në vend.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا