LAJME

Artikull

Bullgaria mori 438.6 milionë euro në kuadër të Mekanizmit Evropian të Rimëkëmbjes

Martë, 11 Nëntor 2025, 12:59

Bullgaria mori 438.6 milionë euro në kuadër të Mekanizmit Evropian të Rimëkëmbjes

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Komisioni Evropian i ka shpërndarë Bullgarisë 438.6 milionë euro në kuadër të transhit të dytë të Mekanizmit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë.
Më 3 tetor 2025, Komisioni miratoi pjesërisht transhin e dytë për Bullgarinë, me kusht që vendi të përfundojë një moment të rëndësishëm për këtë transh, që lidhet me reformën e Komisionit Kundër Korrupsionit. Komisioni Evropian do të shqyrtojë lirimin e fondeve të mbetura pasi Bullgaria e përfundon këtë moment të rëndësishëm. Kërkesa e dytë për një pagesë në kuadër të Mekanizmit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë ishte për një total prej 653 milionë eurosh.
Plani i Bullgarisë për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri mbështetet nga grante që arrijnë në total 6.17 miliardë euro. Me pagesën e sotme, shuma totale e shpërndarë do të arrijë në 29.5% të shumës së planit.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA