Artikull
Ministri i Energjisë: Karburantet në vend janë të mjaftueshme për një periudhë të gjatë
Martë 11 Nëntor 2025 15:23
Martë, 11 Nëntor 2025, 15:23
Ministri Zheço Stankov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Sasitë e karburanteve në vend janë të mjaftueshme për të furnizuar qytetarët dhe bizneset bullgare për një periudhë të gjatë kohore. Kjo u tha gazetarëve nga Ministri i Energjisë Zheço Stankov. "Para së gjithash është siguria e furnizimeve me çmime të përballueshme - kjo është e garantuar", ishte kategorik ministri, cituar nga BTA.
Brenda një jave, parlamenti miratoi dy herë një legjislacion emergjent për shkak të sanksioneve të SHBA-së kundër kompanisë ruse Lukoil dhe pasojave për asetet e saj në vendin tonë. Deputetët ndaluan eksportin dhe furnizimet brenda komunitetit në vendet anëtare të BE-së të produkteve të naftës, dhe më pas miratuan ndryshime ligjore që lidhen me funksionet e një menaxheri të posaçëm komercial të rafinerisë dhe vendeve të tjera të Lukoil në Bullgari.
Më 21 nëntor hyjnë në fuqi sanksionet e SHBA-së kundër kompanisë ruse Lukoil dhe degëve të saj.
Lexoni më tepër në arkivin tonë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا