LAJME

Artikull

Patriarku Latin i Jerusalemit do të mbajë një leksion në Sofje

Mërkurë, 12 Nëntor 2025, 02:50

Kardinali Pierbattista Pizzaballa

Kardinali Pierbattista Pizzaballa

FOTO: vaticannews.va

Madhësia e shkronjave

Me ftesë të anëtarit-korrespondent të Komitetit Papnor për Shkencat Historike, Prof. i Asoc. Dr. Kirill Kartallov, më 12 nëntor në orën 17:30, Patriarku Latin i Jerusalemit, Kardinali Pierbattista Pizzaballa, do të mbajë një leksion në Sallën "Marin Drinov" të Akademisë Bullgare të Shkencave. Lectio Magistralis i Kardinalit do të jetë me temën "Paqja në Tokë - një aspiratë e thellë e qenieve njerëzore të të gjitha kohërave".
"Vizita e një kleriku dhe diplomati kaq të lartë, që vjen nga një nga pikat më të nxehta të konflikteve, i përkushtuar kauzës së paqes dhe drejtësisë, është një njohje jo vetëm e punës së Kirill Kartallovit dhe e autoritetit të Akademisë Bullgare të Shkencave, por edhe e Bullgarisë si një vend paqeje dhe tolerance, që mbështet zgjidhjen paqësore të konflikteve", shënojnë organizatorët.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: vaticannews.va