SPORT

Artikull

Nikolla Collov do të debutojë në Formula 2 në Katar

Mërkurë, 12 Nëntor 2025, 09:40

Nikolla Collov

Nikolla Collov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Piloti bullgar Nikolla Collov do të debutojë para përfundimit të sezonit në Formula 2, njoftoi ekipi i tij Campos Racing. Ai do të marrë pjesë në dy raundet e fundit të vitit në Katar dhe Abu Dabi.
Nikolla Collov do të mbetet në vitin 2026 në Campos Racing, me të cilin garoi në dy sezonet e fundit në Formula 3 dhe këtë vit e mbylli fushatën me një titull nënkampioni.
"Kam shumë për të mësuar në këto dy fundjava të fundit të sezonit. Kryesisht ka të bëjë me procedurat - ndalimi në boksе, kthimi në pistë me goma të ftohta, puna me frenat, të cilat janë të ndryshme nga ato në Formula 3. Këto janë dy pista me të cilat nuk jam i njohur dhe jam i sigurt se do të jetë shumë interesante. Jam i motivuar të performoj fort dhe të arrij rezultate të mira, por nuk kam pritshmëri të larta", tha Nikolla Collov, i cituar nga BTA.
Lexoni më shumë në arkivin tonë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا