EKONOMI

Artikull

Vendi ynë ka mjaftueshëm benzinë, naftë dhe karburant për aviacion

Mërkurë, 12 Nëntor 2025, 10:57

Ministri Zheço Stankov

Ministri Zheço Stankov

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Bullgaria ka rezerva të mjaftueshme benzine, nafte dhe karburanti për aviacion, tha Ministri i Energjisë Zheço Stankov nga foltorja e Asamblesë Kombëtare, raportoi gazetarja e BNR Violeta Ashikova. Sipas tij, katër kompani do të preken nga sanksionet e SHBA-së kundër Lukoil.
“Qytetarët bullgarë duhet të jenë jashtëzakonisht të qetë kur bëhet fjalë për furnizimin me karburant në vend”, siguroi ministri. Sipas tij, edhe nëse importet e karburantit pezullohen sot, ne do të kemi qetësi për gjashtë muaj për benzinën, katër muaj për naftën dhe dy muaj për karburantin për aviacion.
Zheço Stankov sugjeroi që Bullgaria do të arrijë një përjashtim nga sanksionet kundër naftës dhe gazit rus, gjë që do të garantojë paqen dhe procesin e prodhimit, duke siguruar nevojat dhe duke ruajtur nivele çmimesh që nuk dëmtojnë xhepat e qytetarëve. Ai shtoi se më 27 tetor, vendi ynë paraqiti një kërkesë zyrtare për përjashtim nga sanksionet.
Ministri mbrojti ndryshimet legjislative që zgjerojnë funksionet e menaxherit të posaçëm komercial në Lukoil.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES