Kuvendi Popullor krijoi Fondin Kombëtar për Dekarbonizim, duke miratuar përfundimisht ndryshimet në Ligjin për Efektivitetin Energjetike. Struktura e re do të mbështesë familjet në zbatimin e masave që lidhen me efektivitetin energjetike. Ajo krijohet pas transformimit të fondit “Efektivitet Energjetik dhe Burime të Ripërtëritshme të Energjisë”. Parashikohet që Fondi Kombëtar për Dekarbonizim të financojë zbatimin e aktiviteteve dhe masave për rritjen e efektivitetit energjetik dhe nxitjen e prodhimit dhe konsumit të energjisë nga burime të ripërtëritshme në ndërtesa.
Mjetet e fondit do të sigurohen nga donacione të institucioneve financiare ndërkombëtare, fondeve ndërkombëtare, si dhe nga persona fizikë ose juridikë, vendas dhe të huaj, në përputhje me dispozitat e Ligjit për masat kundër pastrimit të parave.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA