Artikull
Bullgaria është kundër heqjes së kërkesës për unanimitet në vendimet e BE-së
Mërkurë 12 Nëntor 2025 16:38
Mërkurë, 12 Nëntor 2025, 16:38
Georg Georgiev
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Bullgaria kundërshton me qëndrueshmëri çdo propozim për heqjen e kërkesës për unanimitet në marrjen e vendimeve brenda Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe Politikës së Sigurisë të BE-së. Këtë e deklaron ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev, në përgjigje të një pyetjeje të deputetit të partisë “Vëzrazhdane” Zllatan Zllatanov, e publikuar në faqen e parlamentit, transmeton BTA. “Duke marrë vendime me unanimitet, BE-ja tregon qartë aftësinë për të vepruar në mënyrë vendimtare ndaj sfidave të shumta gjeopolitike në vitet e fundit, duke respektuar ndjeshmërinë kombëtare të shteteve anëtare”, thekson ministri. “Vendimet me shumicë të kualifikuar zakonisht nuk reflektojnë të njëjtin nivel angazhimi politik”, shton Georgiev, duke theksuar: “Besojmë se në këtë situatë komplekse gjeopolitike është jashtëzakonisht e rëndësishme që BE-ja të ruajë unitetin e tij, duke marrë parasysh interesat e të gjitha shteteve anëtare.”
Një javë më parë, komisionerja e BE-së për zgjerimin, Marta Kos, propozoi që me unanimitet të merren vetëm vendimet për fillimin dhe përfundimin e negociatave me shtetet kandidate për anëtarësim.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا