LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 13 nëntorin

E enjte me diell, vende-vende me mjegull

Mërkurë, 12 Nëntor 2025, 17:40

Parashikimi i motit për 13 nëntorin

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Natën do të jetë kryesisht e kthjellët dhe pothuajse e qetë, ndërsa në mëngjes në shumë vende në ultësira, lugina dhe rreth pellgjeve ujore do të ketë mjegull ose re të ulëta me shtresa. Gjatë ditës do të jetë me diell, por në Fushën e Danubit do të mbetet me mjegull pothuajse gjatë gjithë ditës. Temperaturat minimale do të jenë midis 3° dhe 8°, pak më të ulëta në luginat e Bullgarisë Jugperëndimore, në Sofje - 2°. Temperaturat maksimale do të ndryshojnë midis 12° dhe 17°, në Sofje - 14°.
Në male do të mbizotërojë mot me diell. Do të fryjë erë e moderuar nga perëndimi-veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë rreth 11°, dhe në 2000 m - rreth 3°.
Në mëngjes, përgjatë bregdetit të Detit të Zi, pritet mjegull ose re të ulëta. Gjatë ditës do të jetë me diell. Do të fryjë erë e lehtë. Temperaturat maksimale do të jenë 14°-15°, pak më të ulëta se temperatura e ujit të detit. Dallgëzimi i detit do të jetë 1-2 ballë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا