Në një seancë të jashtëzakonshme, Komisioni parlamentar i Energjisë rrëzoi veton e Presidentit Rumen Radev mbi ndryshimet legjislative që lidhen me kompetencat e menaxherit special të Lukoil.
Kuvendi Popullor miratoi një ligj që parashikon emërimin e një administratori të posaçëm për rafinerinë, pasi Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj kompanisë ruse të naftës “Lukoil” për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
Ndryshimet në Ligjin për Rregullimin Administrativ të Aktiviteteve Ekonomike u sulmuan sepse ato lejojnë menaxherin special komercial të disponojë aksione dhe pjesë në kapitalin e kompanive të prekura pa asnjë kufizim. Përveç kësaj, veprimet e tij janë përtej kontrollit administrativ dhe gjyqësor.
Sipas kreut të shtetit, tekstet shkelin parimet themelore kushtetuese dhe hapin derën për arbitraritet dhe abuzim. Në seancën në Asamblenë Kombëtare, këshilltarja e tij ligjore Ivanka Ivanova kujtoi se edhe nëse shteti përdor një masë emergjente, të drejtat që rrjedhin nga Kushtetuta dhe konventat evropiane duhet të garantohen, raportoi gazetari i BNR-së Dobromir Videv.
Lexoni më shumë në arkivin tonë:
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA