Artikull
“Lukoil Bullgaria”: Nuk është e vërtetë që kompania po ndërpret aktivitetet e saj
Enjte 13 Nëntor 2025 07:57
Enjte, 13 Nëntor 2025, 07:57
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
“Të gjitha pikat në rrjetin e shitjes me pakicë të Lukoil funksionojnë dhe do të vazhdojnë të funksionojnë në gjendje normale.” Kjo thuhet në një njoftim për shtyp nga kompania në lidhje me informacionin e shpërndarë në disa media për ndërprerjen e afërt të aktiviteteve të rrjetit të saj të stacioneve të benzinës.
“Lukoil Bullgaria” siguron se nuk ka arsye për pezullimin e operacioneve dhe se stacionet e benzinës janë të furnizuara plotësisht me karburant.
“Informacionet e përhapura në lidhje me pezullimin e operacioneve janë të rreme, spekulative dhe mashtruese”, deklaroi gjithashtu kompania.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا