Kreu i partisë në pushtet GERB, Bojko Borisov, siguroi se vendi ynë do të marrë një përjashtim nga sanksionet e SHBA-së kundër naftës dhe gazit rus, raportoi gazetarja e BNR-së, Violeta Ashikova.
“Mund t’u garantoj bullgarëve se Bullgaria do të marrë një përjashtim. SHBA-të janë partneri ynë, ne jemi një partner i besueshëm në NATO dhe në përgjithësi në marrëdhëniet me Shtetet, OFAC na mirëpriti për atë që kemi bërë” – deklaroi Bojko Borisov para gazetarëve në margjinat e Kuvendit Popullor.
Nga fjalët e udhëheqësit të GERB nuk ishte e qartë se çfarë periudhe përjashtimi do të arrihet. Ai pranoi se Rusia mund të ngrejë një padi për shkak të Lukoil, duke saktësuar se veprimet nuk u diktuan nga Bullgaria, por janë pasojë e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara.
Lexoni më shumë në arkivin tonë:
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA