Në mbledhjen e sotme,
qeveria miratoi projektbuxhetin shtetëror për vitin 2026, i cili, në mënyrë të paprecedentë, nuk mori mbështetjen e punëdhënësve. Sipas kryetarit të Dhomës Tregtare dhe Industriale të Bullgarisë, Cvetan Simeonov, paraqitja e buxhetit pa miratimin e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh do të ketë jehonë të pafavorshme në BE.
“Duke folur në përgjithësi – në pyetjen ‘”A është i mirë buxheti?”, përgjigjja ime është “jo”. Por çështja thelbësore është – a është i mundur ndonjë buxhet tjetër? Jam i sigurt se nuk ka njeri që mund të thotë se, në këtë situatë gjeopolitike dhe kombëtare-politike, një buxhet tjetër do të ishte i mundur”, komentoi buxhetin kryeministri Rosen Zheljazkov.
Nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura të Bullgarisë (KNSB) – një nga dy sindikatat më të mëdha në vend – e vlerësuan projektbuxhetin si të mundshëm dhe me kompromis të arritur, pasi rritja e kontributeve për pension do të ndahet midis biznesit dhe të punësuarve. Presidenti i sindikatës, Pllamen Dimitrov, komentoi se pagat në sektorin publik do të rriten me më shumë se 5%. Megjithatë, ka disa sektorë – si Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Administrata Tatimore Kombëtare (NAP) dhe Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore (NOI) – të cilët mbeten me vetëm 5%, gjë që, sipas tij, është skandaloze. Sipas Dimitrovit, kostoja e jetesës deri në fund të vitit 2026 mund të rritet me rreth dhjetë për qind.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA