LAJME

Artikull

Jahti elektrik bullgar është ndër finalistët e një konkursi ndërkombëtar

Premte, 14 Nëntor 2025, 03:05

Jahti elektrik bullgar është ndër finalistët e një konkursi ndërkombëtar

FOTO: maritime.bg

Madhësia e shkronjave

Një zhvillim bullgar për një mjet lundrues elektrik fitoi njohje ndërkombëtare, duke u kualifikuar për raundin final të çmimeve prestigjioze The Gussies Electric Boat Awards 2025. Këto çmime synojnë anijet dhe jahtet elektrike më inovative dhe më të qëndrueshme në botë, duke theksuar përparimin në sektorin e rekreacionit detar me zero emetime, njofton Yachts Bulgaria.
Modeli konceptual EZ28, i kompanisë Crooze Yachts me bazë në Varna, u përzgjodh nga një juri ndërkombëtare si finalist në kategorinë jashtëzakonisht konkurruese “Konceptuale” (anije elektrike mbi 8 metra në fazë zhvillimi), sqaron faqja maritime.bg. EZ28 është një varkë elektrike e gjeneratës së re, që dallohet për dizajnin e saj modern, mundësitë për personalizim dhe integrimin e sistemeve të avancuara teknologjike të kontrollit.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: maritime.bg

Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا