Artikull
Firma bullgare të ndërmjetësimit kanë marrë pjesë në një skemë për pastrimin e parave ruse
Premte 14 Nëntor 2025 06:59
Premte, 14 Nëntor 2025, 06:59
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Ndërmjetës bullgarë u identifikuan si disa nga hallkat lidhëse në një hetim mbi një skemë ndërkombëtare për pastrimin e parave ruse. BGNES citon të dhëna nga Intelligence Online, sipas të cilave dy kompani bullgare të ndërmjetësimit ishin të përfshira në transferimin e dhjetëra milionë dollarëve përmes një rrjeti kompanish fiktive. Operacionet e skemës, e cila kalonte edhe përmes Polonisë, tashmë u ndërprenë, dhe njëra nga kompanitë bullgare u gjobit nga rregullatorët e vendit. Burime të Intelligence Online saktësojnë se hetimet ndërkombëtare për gjurmimin e lëvizjeve të fondeve që kalonin përmes sistemit financiar bullgar po vazhdojnë të zgjerohen në disa shtete.
Pas gjurmës bullgare, zbulimet e Forensic News dhe Hetq tregojnë një shkallë më të gjerë të skemës, në të cilën morën pjesë dhjetëra kompani fiktive të lidhura, përmes të cilave nga Rusia u përvetësuan të paktën 20 miliardë dollarë. Këtyre u shtohet edhe përvetësimi i 1 miliard dollarëve nga sistemi bankar i Moldavisë.
Rrjeti u shfrytëzua nga figura me ndikim në Rusi, Ukrainë, Bullgari dhe vende të tjera, gjë që e bën zbulimin e tij jashtëzakonisht të ndjeshëm. Si shembull përmendet ish-shefi i Shërbimit Fiskal Shtetëror në Ukrainë, Roman Nasirov.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا