Delegacioni i "BSP - E Majta e Bashkuar" në një takim me Kryetarin e Komitetit të Energjisë të Rusisë, Nikollaj Shullginov (në qendër)
FOTO: Partia Politike ABV
Madhësia e shkronjave
Përfaqësues të koalicionit politik “BSP – e majta e bashkuar”, pjesë e qeverisjes së vendit – deputeti Galin Durev, Rumen Petkov dhe Ilijan Sarandaliev – vizituan Moskën. Ata patën takime me kryetarin e Komitetit për Energjinë të Rusisë, Nikollaj Shullginov, dhe me zëvendësministrin e jashtëm të Rusisë, Dmitrij Ljubinski, njofton pogled.info.
Pala ruse shprehu shqetësim lidhur me perspektivat e "Lukoil Bulgaria" dhe mundësinë për ndërmarrjen e veprimeve që nuk i nënshtrohen kontrollit gjyqësor dhe administrativ. Durev dhe Petkov kërkuan që të mos merren masa reciproke kundër kompanive bullgare në Rusi, duke theksuar bindjen e tyre se ekspertiza e "Lukoil"-it do të vazhdojë të shfrytëzohet. Durev dhe Petkov theksuan se hapat e ndërmarrë do të garantojnë funksionimin normal të rafinerisë në Burgas dhe sigurinë energjetike kombëtare të Bullgarisë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova