LAJME

Artikull

Pritet që vendet e BE-së të japin vlerësimin për ndryshimet në Planin Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri

Premte, 14 Nëntor 2025, 09:54

Pritet që vendet e BE-së të japin vlerësimin për ndryshimet në Planin Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Komisioni Evropian ka vendosur përkohësisht “në pauzë” procesin e vlerësimit paraprak të kërkesës së Bullgarisë për këstin e tretë të pagesës nga Plani Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, i cili kap vlerën e 1.6 miliardë eurosh, raportuan për BNR burime të informuara në Bruksel. Komisioni miratoi ndryshimet e fundit në planin bullgar më 5 nëntor. Tani pritet që edhe vendet anëtare të thonë “po” dhe më pas Komisioni do të rinisë procesin e vlerësimit. Këto ndryshime janë të ndryshme nga ato të lidhura me pagesën e dytë, të cilat Këshilli i BE-së i miratoi më 11 korrik, sqaron korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova.
Dy ditë më parë, kryeministri Rosen Zheljazkov deklaroi se pret që shuma prej 1.6 miliardë eurosh të transferohet brenda këtij viti. Kërkesa është dërguar në Bruksel më 1 tetor.
Më 11 nëntor, Bullgaria mori 438.6 milionë euro për pagesën e dytë, ndërsa Sofja kishte kërkuar 653 milionë, por Komisioni mbajti 214.5 milionë për shkak të reformave të papërfunduara kundër korrupsionit.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA