Artikull
Qeveria nuk do t'i japë me qira pronë të "Lukoil"-it në Bullgari
Premte 14 Nëntor 2025 13:19
Premte, 14 Nëntor 2025, 13:19
Bojko Borisov
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Shpresojmë që sot Bullgaria të marrë një përjashtim nga sanksionet e SHBA-së kundër kompanisë ruse "Lukoil", siç ka në Gjermani - për 6 muaj. Këtë e deklaroi në margjinat e parlamentit Bojko Borisov, kreu i partisë në pushtet GERB.Në pritje të lajmeve nga SHBA-ja, deputeti theksoi se ekziston një ndryshim kohor prej 7 orësh midis Sofjes dhe Uashingtonit.
Nuk do të ketë krizë karburanti në Bullgari, të paktën për sa i përket qeverisë bullgare.Këtë e deklaroi zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev gjatë kontrollit parlamentar në përgjigje të një pyetjeje nga opozita. Nuk ka asnjë mënyrë zyrtare që një aset që nuk është në pronësi të shtetit të mund të jepet me qira.Kështu iu përgjigj Donçev pyetjes nëse qeveria duhet t'ia japë me qira rafinerinë “Lukoil” në Burgas kompanisë shtetërore “Holding Energjetik Bullgar”, raporton BTA.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا