EKONOMI

Artikull

Kompanitë bullgare të “Lukoil” morën licencë të veçantë nga Mbretëria e Bashkuar

Premte, 14 Nëntor 2025, 15:21

Kompanitë bullgare të “Lukoil” morën licencë të veçantë nga Mbretëria e Bashkuar

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Të premten, 14 nëntor, Britania e Bashkuar lëshoi ​​një licencë të veçantë që u lejon bizneseve të vazhdojnë të punojnë me dy degë bullgare të kompanisë ruse të naftës “Lukoil” të sanksionuar, raportuan Reuters dhe BNR Horizont. Licenca e përgjithshme u lejon kompanive dhe bankave të kryejnë transaksione deri më 14 shkurt 2026 me “Lukoil Bullgaria” dhe “Lukoil Neftohim”, si dhe me degët e tyre.
Ky veprim vjen pas sanksioneve të reja të Mbretërisë së Bashkuar të shpallura muajin e kaluar kundër prodhuesve kryesorë rusë të naftës, përfshirë “Lukoil” dhe “Rosneft”, për rolin e tyre në financimin e pushtimit të Ukrainës nga Moska. Licenca, e lëshuar nga Agjencia e Zbatimit të Sanksioneve Financiare e Mbretërisë së Bashkuar, lejon që pagesat dhe burimet ekonomike të rrjedhin nga dhe drejt kompanive bullgare sipas kontratave ekzistuese ose të reja.
Sot, 14 nëntor, në margjinat e parlamentit, kreu i GERB-it, Bojko Borisov, njoftoi se Bullgaria mund të marrë që ditën e sotme një përjashtim nga SHBA-ja për 6 muaj.
Mësoni më tepër mbi temën nga arkivi ynë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا