LAJME

Artikull

Bullgaria i kërkon SHBA-së të shtyjë pagesën sipas kontratës për F-16

Premte, 14 Nëntor 2025, 16:32

Bullgaria i kërkon SHBA-së të shtyjë pagesën sipas kontratës për F-16

FOTO: Ministria e Mbrojtjes

Madhësia e shkronjave

Ministria e Mbrojtjes po kërkon shtyrjen e njërës prej pagesave të mëdha sipas kontratës për avionin e dytë F-16 deri në vitin 2028. Ministri i Mbrojtjes, Atanas Zaprjanov, tha se kjo është e nevojshme sepse vendi ynë do të hasë vështirësi në zbatimin e programit të investimeve për modernizimin e Ushtrisë Bullgare, raportoi gazetari ynë Dobromir Videv. "Arsyeja është një mungesë e konsiderueshme e shpenzimeve kapitale sipas kontratave të furnizimit të lidhura tashmë në shumën prej 210 milionë eurosh dhe ne do të ndërmarrim veprime dhe masa për t'i zvogëluar ato", shpjegoi Zaprjanov.
Një total prej 2.708 miliardë eurosh, ose 2.25% e PBB-së, do të jetë buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2026. 1.434 miliardë euro janë planifikuar për personelin dhe 946 milionë euro për shpenzimet kapitale, specifikoi ministri sot, 14 nëntor, në komisionin parlamentar të mbrojtjes, cituar nga BTA.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Ministria e Mbrojtjes