KULTURË

Artikull

Nata e Teatrove në 11 qytete të Bullgarisë

Shtunë, 15 Nëntor 2025, 06:15

Nata e Teatrove në 11 qytete të Bullgarisë

FOTO: theatresnight.org

Madhësia e shkronjave

Teatrot në Bullgari tashmë po i numërojnë orët deri në ngritjen e perdes së edicionit të 13-të të Natës së Teatrove. Mbrëmja emocionuese do t’i shndërrojë skenat në 11 qytete bullgare në një festë të vërtetë të artit.
Këtë vit iniciativa vjen me mesazhin – “Jeta e natës së teatrit”, dhe ambasadorët e saj janë aktorë të dashur, të cilët marrin pjesë edhe në projektin e veçantë fotografik “Personazhe të natës”.

FOTO: theatresnight.org

Nata e Teatrove te ne është pjesë e platformës Nata Evropiane e Teatrit. Ideja për ngjarjen vjen nga Franca dhe është e dramaturges Eleonora Rosi, por projekti pilot nisi që në vitin 2008 në Kroaci. Gradualisht përfshirja u zgjerua dhe sot në këtë iniciativë marrin pjesë Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Sllovakia, Austria, Sllovenia, Gjermania, Spanja, Belgjika, Çekia dhe, sigurisht, Bullgaria.

FOTO: theatresnight.org

Tek ne programi është mbresëlënës – 90 ngjarje në zhanre të ndryshme do të ndriçojnë natën e nëntorit në Sofje, Plovdiv, Varna, Burgas, Ruse, Blagoevgrad, Pleven, Simitli, Kërxhali, Gabrovo dhe Pazarxhik. Dhe teatri sërish do të marrë frymë, do të flasë dhe do ta ftojë publikun të përjetojë magjinë e tij në një mënyrë të ndryshme, por gjithmonë emocionuese.
Përpiloi: Joan KolevPërgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Foto: theatresnight.org

Publikoi / Publikuan: St. Pavlov