Artikull
Nisi një fushatë paralajmëruese për të mbrojtur të rinjtë nga fotot e rrezikshme për rrjetet sociale në internet
Shtunë 15 Nëntor 2025 08:15
Shtunë, 15 Nëntor 2025, 08:15
FOTO: sofia.bg/emergency
Madhësia e shkronjave
Startoi fushata mes të rinjve "Jeta vlen më shumë se pëlqimet". Fushata u nis nga një nga kompanitë e transmetimit të energjisë elektrike në vend. Ideja është të mbrohen të rinjtë që ndërmarrin veprime të rrezikshme për të bërë foto spektakolare për rrjetet sociale.
Persona të famshëm dhe media tashmë i janë bashkuar fushatës. Të rinjtë shpesh ngjiten në shtylla dhe rrjete transmetimi të linjave të energjisë elektrike 110 kilovoltëshe. Drejtori ekzekutiv i kompanisë së transmetimit të energjisë elektrike, Radosllav Cvetkov, paralajmëroi se "kur arrihet një distancë prej rreth një metri në tension prej 110 kilovoltë, krijohet një hark elektrik dhe rryma fillon të rrjedhë drejt objektit përkatës. Krijohet një temperaturë shumë e lartë dhe trupi i njeriut digjet".
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: sofia.bg/emergency
Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا