EKONOMI

Artikull

Paga mesatare bruto për shtatorin ishte 2 580 leva (1 319.13 euro)

Dielë, 16 Nëntor 2025, 05:20

Paga mesatare bruto për shtatorin ishte 2 580 leva (1 319.13 euro)

FOTO: Pixabay

Madhësia e shkronjave

Paga mesatare mujore bruto për korrikun e vitit 2025 ishte 2 570 leva (1 314.02 euro), për gushtin – 2 497 leva (1 276.70 euro), dhe për shtatorin – 2 580 leva. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024, paga mesatare mujore u rrit me 12.0%, ku rritja më e madhe u regjistrua në aktivitetet ekonomike “Administratë dhe veprimtari ndihmëse” – me 17.5%, “Ndërtim” – me 16.5%, dhe “Arsim” – me 16.4%.
Vazhdojnë të ekzistojnë dallime të mëdha rajonale në nivelin e pagave mesatare. Në kryeqytetin Sofje u regjistrua një rritje prej 102 leva (52,15 euro) për shtatorin krahasuar me gushtin. Vetëm në kryeqytet pagat mesatare e kalojnë nivelin prej 3 000 leva (1 500 euro).
Sipas të dhënave më të fundit, paga mesatare më e ulët në vend është në Vidin – 1 799 leva (919.81 euro), e ndjekur nga Bllagoevgrad – 1 815 leva (927.99 euro).
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Pixabay

Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا