Dielë 16 Nëntor 2025 06:20
Dielë, 16 Nëntor 2025, 06:20
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Muzeu i parë i arit investues mirëpret në Plovdiv vizitorë që duan të mësojnë më shumë rreth historisë së parave dhe lidhjes së tyre me arin – nga lindja e arit, origjina e tij kozmike dhe rruga e tij deri në Tokë, deri tek mënyra se si ky metal i çmuar ka ndryshuar jetën e njerëzve gjatë viteve.
FOTO: БТА
Organizatorët premtojnë një udhëtim tërheqës përmes shekujve, gjatë të cilit çdo vizitor mund të mësojë shumë gjëra interesante – për monedhën e parë Perpera të artë bullgare nga viti 1230, se kur dhe ku janë shfaqur për herë të parë paratë prej letre, çfarë ka qenë vlera e levës bullgare gjatë viteve, si janë dukur banknotat prej 50,000 dhe 1,000 levash, si kanë ndryshuar çmimet e 1 kg bukë nga viti 1989 deri sot dhe shumë të tjera.
FOTO: БТА
Muzeu “Ruajtësi i Vlerës” ka për qëllim të përmirësojë kulturën financiare të bullgarëve, në mënyrë që ata të marrin vendime më të mira dhe të informuara për financat e tyre.
Përpiloi: Joan KolevPërgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: St. Pavlov