LAJME

Artikull

Në vitin 2026, Bullgaria do të kryesojë vendet e Strategjisë së Danubit të BE-së

Hënë, 17 Nëntor 2025, 07:57

Ministri i Zhvillimit Rajonal Ivan Ivanov (majtas) merr detyrën nga Elmedin Konaković

Ministri i Zhvillimit Rajonal Ivan Ivanov (majtas) merr detyrën nga Elmedin Konaković

FOTO: mrrb.bg

Madhësia e shkronjave

Në vitin 2026, Bullgaria do të kryesojë një nga strategjitë e rëndësishme për BE-në - Danubin. Dorëzimi i presidencës u bë nëpërmjet një timoni simbolik të një anijeje gjatë Forumit Vjetor për Zhvillimin e Strategjisë së Danubit në Sarajevë. Elmedin Konaković, Ministri i Jashtëm i Bosnjës dhe Hercegovinës, e cila kryeson strategjinë deri në fund të vitit 2025, i uroi suksese Ministrit bullgartë Zhvillimit Rajonal dhe Urbanizimit Ivan Ivanov.
Duke folur për Radio Sofjen, Ivanov përshkroi qëllimet e presidencës bullgare. “Çelësi do të jetë kapërcimi i dallimeve në rajone, si dhe integrimi i vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në BE, politika e kohezionit në rajonin e Danubit dhe bashkëpunimi ndërkufitar. Takimi vjetor i ministrave nga Strategjia do të jetë në Sofje, por ne do të organizojmë një numër ngjarjesh së bashku me komunat e Danubit dhe me ministritë e tjera – Ministria e Turizmit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Arsimit. Ne tashmë kemi përvojën e një presidence të Strategjisë së Danubit, do të ndërtojmë mbi të dhe do të marrim të mirën nga presidenca aktuale”, tha Ivanov.
Për Bashkimin Evropian, Danubi nuk është thjesht një lumë – 112 milionë evropianë varen ekonomikisht prej tij. Danubi është lumi më kozmopolit në botë: kalon nëpër 14 shtete, 9 prej të cilave janë anëtare të BE-së. Në brigjet e tij fliten 12 gjuhë, dhe ai përshkon disa nga kryeqytetet më të rëndësishme – Vjenë, Budapest, Bratislavë, Beograd.
lumi më kozmopolit në botë: kalon nëpër 14 shtete, 9 prej të cilave janë anëtare të BE-së. Në brigjet e tij fliten 12 gjuhë, dhe ai përshkon disa nga kryeqytetet më të rëndësishme – Vjenë, Budapest, Bratislavë, Beograd.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: mrrb.bg